CAJA Company në terren

HISTORIA JONË

PËRVOJË QË NDËRTON.
PËRKUSHTIM QË VAZHDON.

Familja Paqarizi. Një rrugëtim që nisi në vitet e 90-ta.

Çdo individ vepron, e cdo veprim me kohë kthehet në veprimtari, e natyrisht që cdo veprimtari ka edhe historinë e saj.

“Caja Company” është kompani e cila veprimtarinë e saj e nisi qysh në vitet e 90-ta me korrje-shirje me makineri moderne të asaj kohe, duke ja lehtësu punën bashkëfshatarëve e më gjerë, ku bujqësia ka qenë veprimtari bazike për mbajtjen e familjes.

Sfidat në këtë biznes kanë bërë që familja Paqarizi të angazhohen në automekanikë, duke e ushtruar si profesion për disa vite me radhë, me qëllim që të lehtësohet puna dhe të shtohet produktiviteti i punimeve.

Ndryshimi i kushteve klimatike, thatësirat e mëdha u bënë shkak i vështirësive për furnizim me ujë, arsye kjo që familjen Paqarizi e shtyu të filloj me një biznes të ri, ku në vitin 2009 bleu dhe futi në funksion makinën e parë për hapjen e puseve.

Angazhimi dhe përkushtimi i stafit, veprimtarinë e tyre e kthyen në një kompani madhore, me veprimtari të zgjeruar, duke u angazhuar edhe në sektorin e ndërtimtarisë, kryesisht në mbrojtjen e gropës ndërtimore.

Kjo veprimtari përfshinë punimin e pilotave, ankerave(paranderje e kabllove të celiukut), punimi i diafragmave.

Në vitin 2021 “Caja Company” e bëri funksionale edhe makinerinë për prodhimin e armaturës së pilotave.

Në vitin 2022 “Caja Company” zgjeroi biznesin e tyre edhe në një sektor tjetër, duke funksionalizuar edhe me pompen e derivateve të naftës, marketin, si dhe restaurantin familjar “Ulëza”.

Si përmbledhje mund të themi se “Caja Company” ushtron disa veprimtari, duke mundësuar edhe shumë vende pune që për vendin tonë është mjaft e nevojshme.

RRUGËTIMI YNË

Hap pas hapi.
Gjithmonë përpara.

Vitet ’90

Hapat e parë

Korrje-shirje me makineri moderne dhe më pas angazhimi në automekanikë.

2009

Një drejtim i ri

Blerja dhe vënia në funksion e makinës së parë për hapjen e puseve.

2021

Zgjerimi i prodhimit

Makineria për prodhimin e armaturës së pilotave bëhet funksionale.

2022

Mundësi të reja

Pompa e derivateve, marketi dhe restoranti familjar “Ulëza”.

BASHKËPUNËTORËT TANË

Marrëdhënie të ndërtuara mbi besimin.

Bashkëpunëtor i CAJA Company 1
Bashkëpunëtor i CAJA Company 2
Bashkëpunëtor i CAJA Company 3
Bashkëpunëtor i CAJA Company 4
Bashkëpunëtor i CAJA Company 5
Bashkëpunëtor i CAJA Company 6
Bashkëpunëtor i CAJA Company 7
Bashkëpunëtor i CAJA Company 8
Bashkëpunëtor i CAJA Company 9
Bashkëpunëtor i CAJA Company 10
Bashkëpunëtor i CAJA Company 11
Bashkëpunëtor i CAJA Company 12
Bashkëpunëtor i CAJA Company 13
Bashkëpunëtor i CAJA Company 14
Bashkëpunëtor i CAJA Company 15

NGA AFËR

Njihuni me punën tonë.

CAJA Company në veprim.

PROJEKTI JUAJ I RADHËS

Një ide e juaja.
Hapi ynë i radhës.

Na tregoni më shumë për projektin tuaj.
Ekipi ynë është këtu për ju.

Na kontaktoni